Ballina Lajme nacionale Me fletarrest të Serbisë ndalohet edhe një ish-ushtar i UÇK-së

Me fletarrest të Serbisë ndalohet edhe një ish-ushtar i UÇK-së

37
SHPËRNDAJE

Edhe një ish-pjestar i UÇK-së është ndaluar me fletëarrest të Serbisë.

Mësohet se bëhet fjalë për Ejup Hoxhën, i cili u ndalua dje nga policia italiane, shtet në të cilin ai jeton bashkë me familjen prej 15 vitesh.

Ndërsa familjarët kanë bërë të ditur se Hoxha është liruar pas intervistimit.

“Sapo mora lajmin më të mirë për vëlluan, shokun tem, komandantin e tri lufëtarave, Ejup Hoxha, që sot është liruar nga fletarresti që ia ka bërë shteti italian nga Serbia”, ka thënë një i afërm, përcjellë Indeksonline.

Kujtojmë që me fletëarrest të lëshuar nga Serbia, në Maqedoninë Veriore është ndaluar para tre javësh edhe Tomor Morina, derisa dje Gjykata Penale në Shkup tha se nuk ka bazë për ekstradimin e tij në Serbi.

-----