Ballina Lajme Bota/Rajoni Më e keqja s`ka ardhur ende? Koronavirusi mund të bëhet edhe më...

Më e keqja s`ka ardhur ende? Koronavirusi mund të bëhet edhe më vdekjeprurës

32
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Koronavirusi mund të pësojë mutacione dhe të bëhet vdekjeprurës ndërsa vazhdon të përhapet, ka thënë një ekspert virolog. Paralajmërimi vjen pasi numri i vdekjeve nga shpërthimi epidemik mbërriti në 259  dhe numri i përgjithshëm i rasteve të prekura kapërceu 10 mijë.

Autoritetet në Kinë dhe gjetkë aktualisht po punojnë shumë për të frenuar përhapjen e virusit. Ndër grupet që po tentojnë krijimin e një vaksine në kohë rekord është dhe Laboratori Australian i Shëndetit të Kafshëve në Organizata Kërkimore Shkencore dhe Industriale e Commonwealth (CSIRO), agjencia qeveritare australiane përgjegjëse për kërkimin shkencor.

Duke folur për një gazetë australiane, Profesori Trevor Drew, i cili është drejtor i laboratorit, tha se shpërthimi duhet të konsiderohet si një “re” e patogjenëve shumë të ngjashëm më shumë sesa një virus, dhe se një popullsi me densitet të lartë si ajo e Kinës mund ta lejojë fare mirë që të evoluojë.

“Mund ta zbuloni se nga ajo re dalin edhe viruse të tjera virulente. Dhe ku aktuali ka gjetur një mënyrë të re përhapjeje, por duhet të ketë qenë aty për ca kohë. Ai ndryshon vazhdimisht”, tha eksperti.

Sipas një raporti të ri, infeksioni është i vështirë për tu diktuar dhe ndaluar sepse vlerësohet se vetëm një në pesë raste do të rezultojë në “simptoma të rënda” që do të thotë se njerëzit mund ta përhapin infeksionin pa pasur simptoma ose pa e ditur se janë të infektuar.

---- ----
----
-----
-----