Ballina Lajme Bota/Rajoni “Me dashuri nga Rusia”/ Putin mbush sërish avionët me ndihma për Italinë...

“Me dashuri nga Rusia”/ Putin mbush sërish avionët me ndihma për Italinë (FOTO)

74
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Mbrëmjen e së mërkurës mbërritën në Bergamo një ekip mjekësh nga Rusia dhe disa ndihma. Kjo u bë e ditur nga kreu i qeverisjes rajonale të Lombardisë në Itali, Attilio Fontana. Në pakot e dërguara shkruhej: “Me dashuri nga Rusia”

“Në orën 19:00, një grup mjekësh e infermierësh do të vijnë në Bergamo nga Rusia. Është një staf prej 150 personash”, ka bërë të ditur Fontana.

----

Ndërkohë, dy ditë më parë, një ekip mjekësh prej 53 personash nga Kuba mbërritën në Itali.

Pavarësisht mbështetjes që po merr nga shumë vende, situata në Itali vijon të jetë e rëndë edhe pse numri i personave të prekur është në rënie. Këtë të mërkurë, humbën jetën edhe 4 mjekë të tjerë, duke e çuar në 29 numrin e të vdekurve mes bluzave të bardha.

----- ----