Ballina Lajme Me 82 vota (LDK, PDK, AAK, NISMA, LISTA SPRSKA) është shkarkuar Qeveria...

Me 82 vota (LDK, PDK, AAK, NISMA, LISTA SPRSKA) është shkarkuar Qeveria Kurti!

95
SHPËRNDAJE

Me 82 vota (LDK, PDK, AAK, NISMA, Lista SPRSKA) është shkarkuar Qeveria Kurti!

LDK ngriti mocionin e mosbesimit e në bashkëpunim me partitë opozitare (PDK, AAK, NISMA dhe LISTA SRPSKA) të cilat votuan në favor të mocionit e shkarkuan Qeverinë e Republikës së Kosovë me Kryeministër Albin Kurtin.

Në këtë Qeveri LDK poashtu ishte Pozit me 6 Ministri deri në shkarkimim e Ministrit Veliu.

Qeveri e cila po duartrokitej deri tani nga qytetarët dhe shoqërit civile të cilat donin barazi e drejtësi, zhvillim e ekonomi!

Qeveria e tanishme tani mbetet në Pozitë deri në zgjidhjen strukturave të reja.

Tani presidenti ia kërkon Lëvizjes Vetëvendosje, si parti që ka dalë e para në zgjedhje, emrin e kandidatit për kryeministër brenda 15 ditësh.

Nëse VV nuk e ka kandidatin tjetër, atëherë brenda 10 ditësh presidenti duhet ta gjejë një kandidat të tretë.

Kandidati i tretë mund të caktohet në bashkëpunim me partitë, dhe ai kandidat i cili i ka edhe votat në Kuvend. Emri më i përmendur është që LDK do ta propozojë Abdullah Hotin!

Nëse dështon edhe kandidati tjetër vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Shkuarja në zgjedhje duhet të ketë edhe vullnet të partive politike.

Opsion do të ishte edhe një qeveri teknike, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Kujtojmë se shtetet e QUINTIT (Gjermani, Franca, Italia, Britania) ishin kundër këti mocioni dhe i kërkuan LDK që mos ta procedonin. /BujanociNet/

-----