Ballina Sport “Mbytet” nga femrat në Karnavale, Neymar u bën të papriturën (FOTO)

“Mbytet” nga femrat në Karnavale, Neymar u bën të papriturën (FOTO)

52
SHPËRNDAJE

Nuk ka karnavale për Neymarin në Rio këtë vit. Ylli brazilian, i njohur për pjesëmarrjet në këtë festë kombëtare ka lajmëruar në rrjetet sociale, vetëm pak orë pas shpërthimit të skandalit për festën e Icardit, Di Marias dhe Cavanit, se nuk dëshiron të shkaktojë polemika të tjera.

“Me një lumturi të pamatë njoftoj se nuk do të jem në ‘Karnavale 2020’. Kjo është e gjitha, këtë herë nuk do të ketë polemika. Faleminderit dhe karnavale të lumtura!”

Neymar është kritikuar gjithmonë pasi gjashtë vitet e fundit, në një mënyrë a tjetër ia kishte dalë të merrte pjesë në festime në një nga ngjarjet më të rëndësishme të popullit brazilian.