Ballina Lajme nacionale Mbytet në ujërat e Drinit të Bardhë një 10 vjeçar nga Rahoveci

Mbytet në ujërat e Drinit të Bardhë një 10 vjeçar nga Rahoveci

15
SHPËRNDAJE

Një 10 vjeçar ka humbur jetën sot pasi ka rënë në ujërat e Drinit të Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, përcjell ORAinfo.

Ai ka shprehur keqardhjen e tij përmes një statusi në Facebook.

Postimi i plotë i Latifit:

Sot në ujërat e Drinit të Bardhë, u mbyt fëmiu 10 vjeçar Odise Naim Thaçi nga Kramoviku.

Në këto momente të rënda të dhimbjes dhe pikëllimit për familjarët, pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta.

Vdekje si kjo e Odiseut na pikëllojnë të gjithëve.

Pusho në paqe, Odise!/ORAinfo/

-----