Ballina AKTUALE Mbyllet një kazino në Bujanoc, shkak moszbatimi i orarit të punës

Mbyllet një kazino në Bujanoc, shkak moszbatimi i orarit të punës

430
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Inspekcioni komunal i komunës së Bujanocit në bashkëpunim me policinë kanë mbyllur një kazino në qytetin e Bujanocit për 72 orët e ardhshme, dhe ka dënuar personin juridik dhe atë përgjegjës. Kjo, për arsye se kazinoja nuk kishte respektuar vendimin dhe konkluzionin e Shtabit për situata të jashtëzakonshme të komunës së Bujanocit dhe Shtabit Republikan të Krizave për kufizimin e orarit të punës.

Ju përkujtojmë, se nga e marta 24 nëntor 2020 janë aprovuar masa të reja, ku ndër të tjera thuhet se restorantet, kafiteritë, baret, klubet, bastoret, kazinot, etj kanë të drejtë të ushtrojnë veprimtarinë e tyre deri në ora 18:00, me qëllimin e vetëm të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

----

Nga ana tjetër, inspekcioni komunal apelon te të gjitha subjektet juridike që të respektojnë masat, përndryshe do të pasojnë dënimet sipas ligjit.

----- ----