Ballina Sport Mbyllet me këtë rezultat Tirana-Partizani

Mbyllet me këtë rezultat Tirana-Partizani

12
SHPËRNDAJE

Të kuqtë fitojnë me rezultatin 2-1, por duhet theksuar se para fillimit të ndeshjes tifozët e të dy ekipeve u përleshën mes tyre, ku pati edhe të gjakosur.

Më pas loja filloi dhe suksesi shkoi për “demat”, të cilët marrin tri pikët.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të kampionëve, me golat e shënuar nga Cordeiro në minutën e 28-të dhe Solomon në të 33’.

Në fraksionin e dytë, bardheblutë shkurtojnë diferencën e golave me Adon Hasanin në minutën e 79-të, i cili i jep shpresë ekipit të tij për rezultat pozitiv.

Megjithatë deri në fund rezultati nuk ndryshon më dhe Tirana del sërish e humbur nga derbi, të cilin nuk e fiton prej më shumë se 5 vitesh.

The post Mbyllet me këtë rezultat Tirana-Partizani appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----