Ballina Sport “Mbylleni sa më shpejt”, ylli i Real Madrid mesazh të prerë menaxherit

“Mbylleni sa më shpejt”, ylli i Real Madrid mesazh të prerë menaxherit

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Martin Odeggard po rigjen veten tek Arsenali, teksa ka shënuar në dy ndeshjet e fundit. Mesfushori me tipare sulmuese kishte shkëlqyer me Real Sociedad dhe Real Madrid e ndërpreu huazimin e tij në verë dhe e riktheu në ekip.

Pak hapësira në skuadrën e Zinedine Zidane dhe në janar për Odegaard mbërritën disa oferta. Reali, nisur edhe nga marrëdhëniet e mira me londinezët e Arsenal, e huazoi norvegjezin.

 

Futbollisti ka bërë lëvizjen e parë për të ardhmen, teksa “elgoldigital” shkruan se ai u ka kërkuar përfaqësuesve të tij të nisin negociatat me Realin që të mbyllin transferimin tek Arsenali në verë.

 

Te Reali ai nuk ka asnjë garanci se mund të luajë, ndërkohë që Zidane nuk i beson shumë. Duke shtuar edhe pagën te “Topçinjtë” dhe besimin e Mikel Arteta, Odegaard është i vendosur të transferohet në Londër. /abcnews.al

The post “Mbylleni sa më shpejt”, ylli i Real Madrid mesazh të prerë menaxherit appeared first on Abc News.

---- ----
-----