
Koronavirusi ka gjunjëzuar mbarë botën, duke izoluar njerëzit dhe mbyllur fabrika dhe pezulluar aktivitete të shumta.
Pandemia COVID-19 mund të çojë në një mungesë katastrofike të prezervativëve në botë. Mungesa e tyre në treg krijon probleme të shumta sociale që nga shtatzënitë e padëshiruara, rritja e numrit të aborteve, si dhe rritja e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, përfshirë HIV-in.
Ky shqetësim është ngritur nga Kombet e Bashkuara, duke apeluar që njerëzit të tregohen të kujdesshëm gjatë kësaj periudhe.
Ardhja papritur e koronavirusit ka paralizuar shumë fabrika, por edhe rrjetet e shpërndarjes së tyre për shkak të izolimit, apo mbylljes së kufijve.
Prodhuesi kryesor i prezervativivë ka deklaruar se bota duhet t’I trembet edhe kësaj katastrofe, sepse rreziku nga mospërdorimi i tyre është i madh.
Gjiganti malajzian i prezervativëve “Karex”, I cili prodhon një në 5 të tillë në botë ka deklaruar se është goditur fort nga kufizimet.
Edhe prodhuesit e tjerë në mbarë botën po përballen me sfida të ngjashme në prodhimin dhe shpërndarjen e prezervativëve. “Furnizimi global po bie”, paralajmëroi drejtori ekzekutiv i “Karex”, Miah Kiat.