Ballina Lajme Bota/Rajoni Mbrojti kartelin e drogës Sinaloa në Meksikë, DEA amerikane arreston në aeroport...

Mbrojti kartelin e drogës Sinaloa në Meksikë, DEA amerikane arreston në aeroport ministrin e Mbrojtjes së Meksikës së bashku me familjen. Dyshohet dhe për lidhje me terrorizmin

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Ish-ministri i Mbrojtjes i Meksikës u arrestua të enjten në mbrëmje në aeroportin e Los Angeles, së bashku me familjen e tij, sipas qeverisë së Meksikës, dhe bëhet i pari zyrtar i lartë ushtarak që mbahet në arrest në Shtetet e Bashkuara, nën akuzën e trafikut të drogës në vendin e tij.

Salvador Cienfuegos Zepeda që ka qenë ministër i Mbrojtjes në Meksikë nga 2012 deri në 2018, u arrestua nga zyrtarët amerikanë me kërkesë të DEA dhe do të përballet me akuzën ne SHBA sipas zyrtarëve federalë.

Gjenerali Cienfuegos ka qenë ministër nën administratën e ish-presidentit Enrique Pena Nieto që u largua nga detyra dy vite më parë, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Ai akuzohet se gjatë mbajtjes së detyrës ka qenë në shërbim dhe në mbrojtje të kartelit më të madh të drogës, Sinaloa.

“Nuk është arrestuar më parë ndonjë ministër i mbrojtjes” thotë Jorge Castaneda, një ish-ministër i jashtëm meksikan. “ministri i mbrojtjes në Meksikë, është një zyrtar që jo vetëm drejton ushtrinë, por i raporton direkt Presidentit.

Ministri i Jashtëm i Meksikës Marcelo Ebrard e konfirmoi arrestimin nëpërmjet një twitter. Ai tha se në mbrëmjën e të enjtes, ambasadori i Meksikës në SHBA informoi se ish-ministri është ndaluar nga forcat amerikane të sigurisë.

Akuzat ndaj general Cienfuegos nuk janë bërë ende të qarta, dhe DEA amerikanë nuk ka bërë komente për gazetarët. Ndonese dyshohet se eshte financuar dhe terrorizmi dhe jane pastruar parate e organizatave te tyre.

---- ----
-----