Ballina Sport Mbrojtësi kuqezi që po “çmend” botën e futbollit, tani vlera e kartonit...

Mbrojtësi kuqezi që po “çmend” botën e futbollit, tani vlera e kartonit 25 milionë euro (FOTO) 

38
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Marash Kumbulla po kthehet në një fenomen ne Itali. Mbrojtësi shqiptar vlente vetëm 75 mijë në qershor të vitit të shkuar, por tashmë kushton shumë për ekipet që e duan në skuadër.

Kështu sipas përditësimeve të fundit të “Transfermarkt”, Kumbulla vlen 25 milionë euro. Jo pak, por 15 milionë euro ka pasur rritje nga shifra e fundit që kishte në përditësimin e të dhënave të futbollistëve.

Njëkohësisht lojtarët kur shiten kanë një vlerë edhe më të madhe sesa ajo e paraqitur në “Transfermarkt”, që shërben më tepër si një kufi minimal. Padyshim që në fundin e këtij kampionati, Marash Kumbulla do të jetë lojtari më i kushtueshëm i Shqipërisë dhe pse është vetëm 20-vjeç.

Në pozicionin aktual ai ndan vendin e parë me Thomas Strakoshën si lojtarët më të shtrenjtë që kanë kuqezinjtë, pasi vlejnë 25 milionë euro.

 

---- ----
-----