Ballina Sport Mbrojtësi i Liverpool: Ka ardhur koha që ‘Topin e Artë’ ta fitoj...

Mbrojtësi i Liverpool: Ka ardhur koha që ‘Topin e Artë’ ta fitoj unë

10
SHPËRNDAJE

Në fund të këtij viti pritet të jepet çmimi më prestigjioz në botën e futbollit, ai i “Topit të Artë”. Dy kandidatët kryesorë për ta fituar këtë çmim për këtë vit janë ylli i Barcelonës, Lionel Messi dhe lojtari i Liverpool, Virgil Van Dijk.

Mirëpo, gjatë një interviste të dhënë kohët e fundit nga Van Dijk, ai ka treguar se ka filluar t’i pëlqejë ideja se mund të fitojë Topin e Artë. Mbrojtësi 28-vjeçar, deklaron se është koshient që ka bërë një sezon të madh dhe mendon se ka ardhur koha ta fitojë një mbrojtës atë çmim.

“Është nder që njerëzit flasin për mua në garën për Topin e Artë, por unë nuk kam asgjë në dorë. Nuk e mohoj se kam pasur një sezon të mirë atë të kaluarin, por e vetmja gjë që mund të bëj tani është fokusi në sezonin e ri. E kuptoj faktin se sulmuesit apo numrat ‘10’ fitojnë këto çmime sepse janë më të bukur për t’u parë. Megjithatë, mendoj se ka ardhur koha ta ndryshoj atë”, u shpreh lojtari i Liverpool.

The post Mbrojtësi i Liverpool: Ka ardhur koha që ‘Topin e Artë’ ta fitoj unë appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----