Ballina Sport “Mbreti Pele”, stadiumi mitik do të marrë emrin e legjendës braziliane

“Mbreti Pele”, stadiumi mitik do të marrë emrin e legjendës braziliane

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Pas Diego Armando Maradonës edhe Pele do të ketë një stadium me emrin e tij. Bëhet fjalë për mitikun “Maracana”, që tashmë pritet të ketë një emër të ri. Impianti ku u zhvillua finalja e Kupës së Botës 2014 është emëruar që në gjysmën e parë të shekullit të 20-të nga gazetari sportiv Mario Filho, por në Brazil kërkojnë të nderojnë figurën e “Mbretit” të futbollit.

Mësohet se është propozuar që të zëvendësohet emri Filho me atë Peles. Për të zbatuar këtë ndryshim deputetët e Asamblesë Legjislative të Rio de Janeiros miratuan një projekt ligj që parashikon ndryshimin e emrit zyrtar të stadiumit në “Edson Arantes do Nascimento – Rei Pele”. E vetmja gjë që mungon është një ok nga guvernatori Claudio Castro për ta zyrtarizuar këtë ndryshim.

 

Këtë kërkesë e komentoi dhe Andre Ceciliano, i cili është anëtar në asamblenë legjislative të Rios. “Pele është lojtari më i mirë i të gjithë kohërave. Ai na përfaqëson ne dhe është simbol i Brazilit. Nuk ka asnjë dyshim që Maracana do të vazhdojë të quhet e tillë, pasi të gjithë e dimë luftën që bëri gazetari Mario Filho për ndërtimin e impiantit”, përfundon braziliani. /abcnews.al

The post “Mbreti Pele”, stadiumi mitik do të marrë emrin e legjendës braziliane appeared first on Abc News.

---- ----
-----