Ballina Lajme Bota/Rajoni Mbretëresha nuk do t’ia dijë, shfaqet e lumtur në krah të djalit...

Mbretëresha nuk do t’ia dijë, shfaqet e lumtur në krah të djalit të akuzuar për përdhunim (FOTO)

46
SHPËRNDAJE

Mbretëresha është parë në publik në krah të djalit të saj Princit Andrew. Kjo është dalja e parë e saj me të birin, që pas publikimit të dokumenteve ku tregohej miqësia e tij me miliarderin pedofil, Jeffrey Epstein.

E veshur me një pallto bardhezi, Mbretëresha u shfaq e qeshur teksa takonte njerëzit. Ndërsa, një ditë më parë Mbretëresha e Anglisë dhe Pallati i Buckingham kanë bërë një deklaratë publike lidhur me vendimin e Princ Harry dhe bashkëshortes së tij për të jetuar në Kanada dhe për të hequr dorë nga detyrat mbretërore.

Në këtë deklaratë thuhet se pas shumë muajsh bisedimesh dhe diskutimesh, ata kanë gjetur një mënyrë konstruktive dhe që vjen në mbështetje të nipit të Mbretëreshës dhe familjes së tij.

“Harry, Meghan dhe Archie do të jenë gjithmonë anëtarët shumë të dashur të familjes time. Unë i njoh sfidat që ata kanë përjetuar si rezultat i një kontrolli intensiv gjatë dy viteve të fundit dhe mbështesim dëshirën e tyre për një jetë më të pavarur”, thuhej ndër të tjera në reagim.