Ballina Lajme nacionale Mblidhet me mëngjes kryesia e LDK-së- a do të zyrtarizohet Isa Musafa...

Mblidhet me mëngjes kryesia e LDK-së- a do të zyrtarizohet Isa Musafa kandidat për kryetar?

13
SHPËRNDAJE

Isa Mustafa mbledh me mëngjes kryesinë e LDK-së – a do të marr bekimin për kryetar?

Kanë filluar të mblidhen në selinë e LDK-së në Prishtinë, kryesia e kësaj partie, me ftesë të kryetarit Isa Mustafa.

Një ditë para se kjo parti të shkojë në Kuvend Zgjedhor, Mustafa ka ftuar kryesinë, derisa nuk është përjashtuar mundësia që të diskutohet edhe për një kandidat konsensual.

T7 raporton se deri më tani Mustafa ka hyrë në objektin e kësaj partie, derisa pas tij kanë ardhur edhe pjesa tjetër e kryesisë, përfshirë këtu edhe nënkryetarin Agim Veliu.

Dje LDK ka mbajtur një mbledhje parapërgatitore që zgjati më shumë se tre orë.