Ballina Sport Mblidhet Këshilli i Ligës, ja kur pritet të luhet Juve-Inter

Mblidhet Këshilli i Ligës, ja kur pritet të luhet Juve-Inter

25
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Këshilli i Ligës ka përfunduar mbrëmjen e djeshme mbledhjen e jashtëzakonshme, të kërkuar nga disa klube të Serisë A, për të diskutuar mbi situatën e krijuar me kalendarin e ndeshjeve të kampionatit, që është ndikuar ndjeshëm nga frika e përhapjes së koronavirusit.

Kështu pas debateve të shumta dhe deklaratave për falsifikim kampionati nga drejtuesit e disa klubeve, me në krye Interin, duket se Këshilli i Ligës ka propozuar që këtë fundjavë, mes datës 7 dhe 9 mars, të zhvillohen 6 ndeshjet që u shtynë fundjavën që lamë pas.

Mes ndeshjeve që pritet të rikuperohen këtë fundjavë, është edhe ajo Juventus-Inter, që mund të luhet më 9 mars me praninë e tifozëve në “Allianz Stadium”, ndonëse klubi zikaltër ka ende disa dyshime në lidhje me idenë e hedhur gjatë mbledhjes, shkruan “Supersport”.

Këshilli i Ligës pret një dakordësi finale nga të gjithë klubet Brenda mbrëmjes së sotme, për të njoftuar më pas nesër në lidhje me datat e ndeshjeve të fundjavës, ndërsa takimet e javës së 7 të fazës së dytë do të zhvendosen për më 13 maj.

Sa u përket ndeshjeve të shtyra një javë më parë, pritet të rikuperohen më 18 mars, me përjashtim të Inter-Sampdoria, pasi zikaltrit do të jenë të angazhuar në Europa League dhe pritet të shqyrtohet një tjetër datë për këtë.

---- ----
----
----- ----
-----