Ballina Lajme nacionale Mbledhja e VV-së, nuk flitet për koalicionin me LDK-në

Mbledhja e VV-së, nuk flitet për koalicionin me LDK-në

5
SHPËRNDAJE

VV, as sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar nuk kanë biseduar për koalicionin e mundshëm me LDK.

Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, e mbajtur një ditë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Lideri i VV-së, Albin Kurti i ka njoftuar ata për seancën e nesërme dhe për bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Askush nga deputet e rinj të VV-së nuk është prononcuar para mediave, ndërsa i vetmi që ka folur shkurtimisht ishte Haki Abazi i cili tha se nuk kanë biseduar për koalicionin e mundshëm me LDK-në.

Ndërsa Albulena Haxhiu ka thënë se zyrtarët për media do t’iu informojnë për takimin.