Ballina Sport Mbledhja e UEFA-s: Kampionatet duhet të mbyllen deri më 3 gusht, ja...

Mbledhja e UEFA-s: Kampionatet duhet të mbyllen deri më 3 gusht, ja formulat e tjera

17
SHPËRNDAJE

Në takimin me video-konferencë që UEFA zhvilloi sot, konfirmoi udhëzimet e ditëve të shkuara sa i përket përfundimit të sezonit 219-20. Asnjë kampionat nuk duhet që të zgjasë më shumë se 3 gushti; kampionat ndërkombëtare duhet që të mbyllet në çfarëdolloj mënyre.

Nisur nga kjo, 55 federatat kanë kohë deri më 27 maj që të prezantojnë planet për kampionatet e tyre.

Objektivi i UEFA-s është që të bëjë të mundur që të gjitha federatat të arrijnë të luajnë ndeshjet në kalendar.

Ndërsa federata ndërkombëtare është e gatshme që të aprovojë formula të reduktuara për mbylljen e turneve, si psh play off-e, apo mini-turne.

Nëse kushtet sanitare nuk garantojnë siguri maksimale, atëherë prioritete do ti jepet idesë së përfundimit të parakohshme të kampionateve, siç edhe ndodhi në Belgjikë dhe Skoci, e ku pritet të ndodhë në Holandë.

Në rast se kampionati nuk mbyllet në këto mënyra, atëherë federatat do të duhet që të dërgojnë listën e skuadrave të kualifikuara për në kompeticionet evropiane të radhës,  bazuar në meritat sportive të sezonit aktual.

UEFA do të ketë detyrën që të aplikohen kritere në bazë të meritës sportive e transparencës, ndryshe nuk do të lejohet regjistrimi.

-----