Ballina Lajme nacionale Mbledhja e Qeverisë nga Haradinaj, reagon LDK-ja

Mbledhja e Qeverisë nga Haradinaj, reagon LDK-ja

13
SHPËRNDAJE

Ramush Haradinaj, kryeministri i dorëhequr ka mbajtur sot mbledhje të Qeverisë.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas mbajtjes së mbledhjes së Qeverisë e cila dështoi të konsumojë pikat e rendit të ditës.

Sipas shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, mbledhja e sotme reflekton mungesën e kompetencës së kryeministrit në dorëheqje dhe qeverisë së tij me 80 zëvendësministra, shkruan lajmi.net.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Mbledhja e sotme e Qeverisë në dorëheqje reflekton edhe një herë mungesën e kompetencës të Kryeministrit në dorëheqje dhe mega qeverisë së tij, me 5 zëvendëskryeminsitra, mbi 20 ministra, 80 zëvendësminitra e qindra këshilltarë.

Kjo nuk është gjë e re. Ja disa prej vendimeve kurndërligjore e kundërkushtetuese:

falja e 50 mil euro prodhuesve të ujit, ndarja e mjeteve pa procedura, siç ishte rasti i mbi 800 mijë euro për një OJQ, urdhërimi i prokurorit si të veprojë në një rast hetimor, shkarkimi i Bordeve të Ndërmarrheve Publike që i përgjigjen Kuvendit,

shkarkimi i Bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, vendimi, e më vonë tërhqeja, për shpronësim të një objekti privat,dhënja e tokave të AKP-së komunave me shumicë serbe etj.

Lista e vendimeve antikushtetuese të kësaj qeverie është e gjatë. Riparimi i dëmeve do të marrë kohë. Por, ne jemi të vendosur për këtë.

-----