Ballina Lajme Bota/Rajoni Mbi 69 mijë të vdekur nga koronavirusi në botë, SHBA vatra e...

Mbi 69 mijë të vdekur nga koronavirusi në botë, SHBA vatra e re e rrezikut

26
SHPËRNDAJE

Bota po përballet me një situatë mjaft të vështirë për shkak të përhapjes masive të koronavirusit. Sipas të dhënave të fundit të OBSH-së, deri më tani raportohet për 1.276.001 persona të infektuar nga COVID-19.

Ndërsa numri I të shëruarve është 263.022. Për fat të keq, kanë humbur jetën 69.517 persona nga koronavisuri në mbarë botën. Vatra e re e pandemisë është SHBA, ku të dhënat e fundit janë dramatike.

Bazuar në të dhënat e Universitetit, John Hopkins, gjatë 24 orëve të fundit në SHBA janë regjistruar 1.200 viktima të reja të coronavirusit.

Në anën tjetër numri i përgjithshëm i të vdekurve në SHBA nga COVID-19 ka shkuar në 9.633, E sipas të dhënave më të fundit në SHBA janë infektuar 337.0 72 persona.

Presidenti amerikan Donald Trump, ka paralajmëruar dje se amerikanët ende nuk e kanë përjetuar pikun e krizës së pandemisë së koronavirusit.

-----