Ballina Lajme Bota/Rajoni Mbi 500 të shtruar në spital nga sëmundja misterioze, sasi të tepërt...

Mbi 500 të shtruar në spital nga sëmundja misterioze, sasi të tepërt hekuri dhe nikeli në gjak

117
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Autoritetet në Indi kanë gjetur sasi të tepruar plumbi dhe nikeli në mostrat e gjakut të marra nga pacientët të cilët janë shtruar në spital në Andhra Pradesh, nga një sëmundje misterioze.

Më shumë se 500 njerëz janë shtruar në spital për një sëmundja e panjohur në Indinë juglindore, sipas zyrtarëve shëndetësorë. Pacientët raportuan një sërë simptomash përfshirë, humbjen e vetëdijes dhe të përziera gjatë fundjavës.

Zyrtarët e shëndetësisë thanë se rezultatet paraprake treguan lëndë të grimcave të plumbit dhe nikelit në mostrat e gjakut të pacientëve.

Autoritetet hetuan mostrat e ujit për ndotje, pasi të gjithë pacientët merrnin ujë nga i njëjti burim, por aty nuk gjetën gjurmë plumbi dhe nikeli, thanë ata për CNN.

Nga 505 persona që janë shtruar në spital, 300 njerëz kanë lënë spitalin, ndërsa një person ka humbur jetën.

Kjo sëmundje e panjohur vjen ndërsa India vazhdon të luftojë me pandeminë Covid-19, me numrin e dytë më të lartë të infeksioneve në botë.

Andhra Pradesh është një nga shtetet më të prekura dhe aktualisht ka më shumë se 800,000 raste të konfirmuara.

---- ----
----
----- ----
-----