Ballina Lajme nacionale Mbi 220 kushërinj të Albin Kurtit në Mal të Zi e bëjnë...

Mbi 220 kushërinj të Albin Kurtit në Mal të Zi e bëjnë mbiemrin Kurtovic

131
SHPËRNDAJE

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pretenduar për vite me radhë të jetë një prej bartëse kryesorë të çështjeve kombëtare.

Ka proklamuar bashkimin kombëtar dhe është përpjekur që të jetë prezent në mesin e shqiptarëve në Serbi, Maqedoni e Mal të Zi.

Vetë ai ka prejardhje nga Mali i Zi, nga Sukobina.

Dhe diçka e çuditshme po ndodhë me kushërinjtë e tij, me mbiemër të njëjtë, të cilët duket se nuk i marrin fare parasysh ato se cka proklamon kushëriri i tyre, politikan në Kosovë, përcjell ORAifo.

Një pjesë e madhe e tyre kanë filluar tash e sa kohë të ndryshojnë mbiemrin në Kurtoviq dhe Kurtovic.

Përmes emrave në Listën zgjedhore në Mal të Zi vërehet se qindra prej tyre tashmë mbajnë këtë mbiemër.

Nga 338 me mbiemrin Kurti, 46 prej tyre e kanë ndërruar mbiemrin në Kurtoviq ndërkaq 178 në Kurtovic. E në listë të votuesve vetëm 114 figurojnë me emrin Kurti. /ORAinfo/

Me poshtë i gjeni disa nga personat qe i kanë ndërruar mbeiemrat nga Kurti në Kurtovic:

-----