Ballina Lajme Bota/Rajoni Mbi 200 të vdekur nga koronavirusi në SHBA, frikë për…

Mbi 200 të vdekur nga koronavirusi në SHBA, frikë për…

27
SHPËRNDAJE

Në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 13.600 njerëz kanë testuar pozitivë për koronavirusin nga mëse 7.000 një ditë më parë. Të paktën 200 kanë vdekur, një rritje dramatike krahasuar me shifrat e publikuara një ditë më parë. Sipas të dhënave, 108 janë personat e shëruar.

Disa ekspertë thonë se shifra e të infektuarve mund të jetë shumë më e lartë, pasi testimet që bëhen janë shumë pak.

Shteti i Nju Jorkut testoi te merkurën 8.000 njerëz për koronavirus, grupi më i madh i të ekzaminuarve deri tani në Shtetet e Bashkuara. Guvernatori Andrew Cuomo tha të enjten se ka të ngjarë që ky testim masiv të çojë në një rritje të ndjeshme të rasteve me koronavirus, pasi të jenë marrë rezultatet.

Më shumë se 5.300 nga numri i përgjithshëm i të konfirmuarve me koronavirus në SHBA janë në shtetin e Nju Jorkut. Numri i vërtetë mund të jetë 10 herë më i lartë se kaq, tha guvernatori.

Ekspertët amerikanë të shëndetësisë druhen se SHBA janë në një trajektore të ngjashme si Italia, vendi më i goditur në Europë, ku qeveria raportoi një rekord prej 475 vdekjesh vetëm të mërkurën.

-----