
Prej disa muaj e gjithë bota është duke luftur kundër pandemisë koronavirus, i cili ka marrë jetën e mijëra njerëzve.
Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në 2,482,577 sipas Worldometers.
Ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 170,484. Ndërsa nga ana tjetër janë edhe 652,520 të shëruar nga koronavirusi.
Deri më tani numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 42,518 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 24,114 viktima, Spanja me 20,852, Franca me 20,265 dhe Britania me 16,509.