Ballina Lajme nacionale Mbi 13 mijë pacientë me COVID-19 të shëruar në Kosovë

Mbi 13 mijë pacientë me COVID-19 të shëruar në Kosovë

14
SHPËRNDAJE

 

Në Kosovë sot janë regjistruar 47 raste pozitive me Covid-19, derisa janë shëruar 113 persona. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bënë të ditur se numri total i pacientëve të shëruar nga Covid-19 në Kosovë ka arritur në 13.278.

Kurse, numri total i rasteve pozitive është 15.472 raste. Deri tani në Kosovë nga Covid-19 kanë humbur jetën gjithsej 622 persona.

Insituti Kombëtar i Shëndetit Publik bënë të ditur se aktualisht janë 1 mijë e 572 raste aktive me koronavirus./21Media 

The post Mbi 13 mijë pacientë me COVID-19 të shëruar në Kosovë appeared first on RTV21.

-----