Ballina Lajme nacionale Mbi 100 raste të konflikt interesit u iniciuan nga Anti Korrupsioni

Mbi 100 raste të konflikt interesit u iniciuan nga Anti Korrupsioni

13
SHPËRNDAJE

Anti Korrupsioni brenda këtyre muajve inicioi mbi 100 raste të konflikt interesit.

Njëra nga përgjegjësitë ligjore të Agjencisë Kundër Korrupsion (AKK) është mbikëqyrja dhe parandalimi i rasteve të konfliktit të interesit.

Për shumë zyrtarë, AKK heton nëse ka konflikt të interesit, me bazën e të cilit pastaj nxjerr vendime.

Kundër Korrupsioni për Indeksonline ka treguar se sa raste për konflikt interesi, ka iniciuar kjo agjenci për këta shtatë muaj.

“Në vitin 2019, nga muaji janar deri më tani, rezultojnë mbi 100 raste të iniciuara për situata të konfliktit të interesit, të trajtuara nga Agjencia Kundër Korrupsion”, thuhet në përgjigjën e tyre.

AKK gjithashtu ka për detyrë dhe përgjegjësi që të mbikëqyrë pasuritë e zyrtarëve të lartë publik dhe personave të tjerë, siç parashihet me ligj të veçantë, e nëse nuk kanë deklaruar rrejshëm, të ngrisin edhe kallëzime penale.

Në përgjigjen e tyre për redaksinë kanë treguar se deri tani AKK ka ushtruar mbi 50 kallëzime penale.

“Pasuria e zyrtarëve të lart publik trajtohet në aspekt të kontrollit paraprak dhe të plotë. Në rastet kur pas kontrollit të plotë konstatohen deklarime të rreme të pasurisë iniciohet procedura e hetimeve paraprake dhe pas konfirmimit ushtrohet kallëzim penal në Prokurorin kompetente. Aktualisht është duke rrjedh ky proces. Subjekt i kontrollës së plotë mund të jenë edhe zyrtarët të cilat nuk janë të përfshirë në shortin e cekur me lart. Duke pasur parasysh se mos deklarimi i pasurisë brenda afateve ligjore është përcaktuar vepër penale sipas Kodit Penal të Kosovës, deri tash AKK ka ushtruar mbi 50 kallëzime penale për mos deklarim dhe deklarim pas afatit ligjor pa arsye dhe deklarim të rrejshëm”, kanë deklaruar ata.

Në faqen e Kundër Korrupsionit gjendet numri, ku qytetarët përmes thirrjeve pagesë dhe në mënyrë konfidenciale mund të raportojnë për ndonjë rast.

Kjo agjenci ka treguar se përmes këtyre thirrjeve, në baza ditore, pranon informacione të ndryshme nga qytetarët.

“Në baza ditore Agjencia Kundër Korrupsionit pranon nga qytetarët informacione të ndryshme edhe përmes linjës telefonike pa pagesë. Varësisht prej përmbajtjes së informacionit Agjencia mund të
inicioj procedurë të caktuar në kuadër të mandatit të saj. Pas zhvillimit të procedurës së caktuar nxjerrët vendim final”, thuhet mes të tjerash në përgjigjën e tyre.

Ndryshe, për vitin 2019, kontrollimit të plotë të pasurisë do t’i nënshtrohet 974 zyrtarë publik, të cilët janë përzgjedhur nëpërmjet shortit publik të organizuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit më 11 qershor 2019.

-----