Ballina Lajme nacionale Mbeturina përreth Vardarit në Saraj

Mbeturina përreth Vardarit në Saraj

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Shkup, 13 mars – Lumi Vardar i cili kalon nëpër teritorin e komunës Saraj është pasuri natyrore dhe bekim për banorët e Sarajit.

Prej fshatit Dvorcë, nëpër Radushë, Raçe, Kondovë e Saraj dhe pastaj në Krushopek dhe Llokë, pronarët e tokave përreth me shekuj kanë shfrytëzuar ujin e Vardarit për të ujitur tokat e tyre, dhe prej tij kanë siguruar mbijetesën.

Pavarësisht se tanimë tokat më pak punohen, uji i Vardarit është një pasuri natyrore e cila duhet të ruhet e vlerësohet.

Duket se kohën e fundit për fat të keq banorët e vendbanimeve përreth(më saktësisht një pjesë e tyre), sillen me shum papërgjegjësi ndaj lumit Vardar dhe dita ditës brigjet e lumit i kanë shëndruar në deponi të egra gjithandej.

Pavarësisht se organet kompetente “Higjiena Komunale” dhe “NKP Saraj” disa herë kanë pastruar deponitë përreth Vardarit, banorët e papërgjegjshëm hedhin mbeturina gjithandej. Shërbimet e mbledhjes dhe grumbullimit të mbeturinave tashmë disa vite përfshijnë shumicën e vendbanimeve të Sarajit, njerëz të pandërgjegjshëm sistematikisht hedhin mbeturina në hapsira publike dhe përreth lumit Vardar. Fotot e dërguara nga lexuesit dëshmojnë për situatën e tmerrshme dhe për “pisllëkun” që është krijuar përreth Vardari pikërisht te Ura në hyrje të Sarajit.

Kjo situatë është turp për të gjith banorët e Sarajit, por ndoshta edhe alarm për organet kompetente që të ndërrmarin masa më të ashpra me dënime serioze për gjithkënd që guxon të hedhë mbeturina në vende publike.

The post Mbeturina përreth Vardarit në Saraj appeared first on KOHA.

---- ----
-----