Ballina Lajme nacionale Mbetet në paraburgim nëna e 7-vjeçarit që humbi jetën dje nga zjarri...

Mbetet në paraburgim nëna e 7-vjeçarit që humbi jetën dje nga zjarri në Gostivar

36
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Shkup, 17 mars – Nëna e fëmijës 7 vjeçar që humbi jetën dje  nga zjarri që përfshiu banesën e tyre, pasi nuk mundi të dalë meqeë ishte i lidhur me zinxhir , do të mbetet në paraburgim.

Ajo madje rrezikon 5 vite burg për shkak të dyshimit për shkeljen e rëndë të obligimeve familjare për çka erdhi deri tek vdekja e djalit të saj. Për tri vajzat e mitura të  familjes, është siguruar strehim në bashkëpunim me Fshatin e fëmijëve SOS, njoftojnë nga  Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Autoritetet sociale në Gostivar nuk kanë pasur dijeni se cfarë ndodhte në atë familje pasi askush nuk ka denoncuar pakujdesinë prindërore ndaj djalit apo fëmijëve të tjerë.

Ekipet e policisë dhe prokurori publik kanë përfunduar hetimet e pritet të dalin me shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit në banesën e tyre.

The post Mbetet në paraburgim nëna e 7-vjeçarit që humbi jetën dje nga zjarri në Gostivar appeared first on KOHA.

---- ----
-----