Ballina Lajme nacionale “Mbështetja e Shqipërisë për deputetët e Listës së Bashkuar e plotë”

“Mbështetja e Shqipërisë për deputetët e Listës së Bashkuar e plotë”

13
SHPËRNDAJE

 

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Gent Cakaj sot është takuar me deputetët e zgjedhur të Listës së Luginës së Bashkuar me Shaip Kamberi, Nadije Beqiri dhe Argjend Bajrami.

Cakaj me këtë rast ka siguruar se mbështetja e Shqipërisë për përfaqësuesit e Listës së Bashkuar do të jetë e plotë, pasi që përgjegjësia e tyre është e jashtëzakonshme – përpjekja për të mbrojtur e lartësuar të drejtat e shqiptarëve në Luginë.

“Mbështetja e Shqipërisë për përfaqësuesit e Listës së Bashkuar do të jetë e plotë sepse përgjegjësia e tyre është e jashtëzakonshme: përpjekja për të mbrojtur e lartësuar të drejtat e shqiptarëve në Luginë”, shkroi Cakaj në Facebook.

Tutje ai theksoi se, ” Ne do të vazhdojmë përpara e bashkërisht e së shpejti edhe me masa të reja institucionale për ta mbështetur Luginën”./21Media 

 

 

The post “Mbështetja e Shqipërisë për deputetët e Listës së Bashkuar e plotë” appeared first on RTV21.

-----