Ballina Lajme Bota/Rajoni Mbërrijnë pacientët e parë me koronavirus/ Shihni çfarë po ndodh në spitalin...

Mbërrijnë pacientët e parë me koronavirus/ Shihni çfarë po ndodh në spitalin e ri të Kinës (FOTO)

60
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Spitali i parë në Wuhan për trajtimin e të prekurve me koronavirus, ka pritur sot grupin e parë pacientëve.

Ky spital me 1000 shtretër përfundoi dje dhe sot aty u dërguan një grup mjekësh dhe pacientësh nga Pekini.

Numri i njerëzve të vdekur nga shpërthimi i koronavirusit në Kinë arriti në 361, pasi Komisioni Kombëtar i Shëndetit në provincën Hubei raportoi sot për 57 viktima të reja. Në total janë mbi 17,200 njerëz të prekur nga kjo sëmundje në gjithë Kinën.

Hubei, vendi ku sëmundja është raportuar për herë të parë në muajin dhjetor, është izoluar pothuajse tërësisht. Gati të gjitha rrugët dhe transportet publike janë mbyllur. Të dielën, viktima e parë nga koronavirusi jashtë Kinës është raportuar në Filipine.

---- ----
----
-----
-----