Ballina Lajme nacionale Mbërrijnë edhe 9360 doza të vaksinës Pfizer në Rinas

Mbërrijnë edhe 9360 doza të vaksinës Pfizer në Rinas

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
TIRANE- Kanë mbërritur në Rinas 9,360 doza të vaksinës Pfizer. Vaksinat, janë pritur nga ministri Arben Ahmetaj dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Më herët gjatë ditës së sotme Kryeministri Edi Rama tha se procesi vaksinimit do të intensifikohet, për të lehtësuar sezonin turistik.

 “Sot kemi edhe 9360 doza që vijnë nga kontrata jonë me Pfizer. Do të vijojmë me vaksinimin, me dozat e dyta. Edhe do të përmbyllim gjithë pjesën e vaksinimeve të para të kryera për stafet mjekësore dhe për të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve. Plus 80 vjeç për të siguruar mbrojtjen e plotë dhe efikasitetin e vaksinimit. Sikurse e dimë do të kemi lëvrimin e kontratës dhe me vaksinimin gjithashtu të kategorisë 80+. Kot do të spostohen në ISHP dhe do monitorohen nga ekspertët për tu hapur. Do jenë në frigoriferët e ISHP për tu shpërndarë më pas” ka thënë Manastirliu.

Ahmetaj: Ja vlen të përmendet shifra e kontratës së arritur me Pfizer, që është 500 mijë që do të lëvrohen në ditët në vijim. Në Prill, Maj, Qershor. Nuk do ketë asnjë muaj bosh.

Manastirliu: Do të kemi ulje të fashës 75 vjeç, ata me sëmundje kronike. Mësuesit dhe ata që janë në shërbime kritike. Shqipëria ka pritur në saj të kontratave mbi 80 mijë doza vaksinash. Do jetë një proces që do vazhdojë. Sot kem bërë 2400 vaksinime dhe rivaksinime do vijojmë sipas kalendarit.

“Qëllimi është që deri në fund të Qershorit ne të kemi shkëputur shumë halla të zinxhirit të infeksionit, që të kemi sezonin turistik të lehtësuar”, nënvizoi Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të vaksinimit në Lezhë.

Procesi i kombinuar i vaksinimit po vijon në të gjithë vendin, në qendrat e përqendruara dhe në shkolla. Deri tani janë kryer rreth 25 mijë vaksinime.

Ndërkohë 38,400 dozat e vaksinës AstraZeneca janë shpërndarë në të gjithë vendin dhe ka filluar procesi i vaksinimit të mësuesve në Lezhë, në Krujë, në Lushnje, në Divjakë, etj.

The post Mbërrijnë edhe 9360 doza të vaksinës Pfizer në Rinas appeared first on Abc News.

---- ----
-----