Ballina Sport Mbappe gjunjëzon Barcelonën. Liverpool fiton lehtë ndaj Leipzig

Mbappe gjunjëzon Barcelonën. Liverpool fiton lehtë ndaj Leipzig

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Barcelona ka rënë që në ndeshjen e parë ndaj nënkampionëve të Europës, PSG.

Katalanasit shënuan të parët me Leo Messin, por Mbappe & Co nuk e kishin thënë fjalën e tyre.

Fillimisht Mbappe barazoi shifrat në minutën e 32-të e më pas në minutën e 65-të kaloi në avantazh skuadrën e tij.

Talenti Moise Kean shënoi në të 70-ën për 3-1, ndërsa Mbappe plotësoi tripletën e tij dhe i dha goditjen përfundimtare Barçës, duke vulosur shifrat në 4-1.

Në ndeshjen tjetër mes Leipzig dhe Liverpool, të luajtur në Hungari kampionët e Anglisë kanë bëë një hap të madh për të kaluar në çerekfinale.

Dy gola të Mbappe e Salah në minutat 53 dhe 58 i dhanë fitore me shumë vlera Klopp.

---- ----
----
----- ----
-----