Ballina Lajme nacionale Mbante hapur lokal bixhozi, deҫanasi përfundon prapa grilave

Mbante hapur lokal bixhozi, deҫanasi përfundon prapa grilave

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Duket se vendimi për mbylljen e lojërave të fatit nuk po respektohet nga të gjithë.

Një person është prangosur gjatë ditës së djeshme në fshatin Isniq të Deçanit pasi që është zënë duke mbajtur hapur lokal bixhozi në mënyrë ilegale.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit të dyshuarit i janë gjetur aparate të lojërave të fatit dhe mjete për lojëra bixhozi.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.

---- ----
----
-----
-----