Ballina Sport Mayweather: Nuk largohem nga boksi, dua të bëhem një trajner i madh

Mayweather: Nuk largohem nga boksi, dua të bëhem një trajner i madh

34
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Legjenda e boksit, Floyd Mayweather, lajmëroi se ai dëshiron që të bëhet trajneri më i mirë në botë. Si fillim ai e ka nisur “profesionin e ri”me nipin e tij vetëm 14 vjeç, ku edhe postoi një video ndërsa ishte duke e stërvitur.

Amerikani konsiderohet si në nga boksierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave duke fituar 15 tituj të rëndësishëm botërore dhe e përfundoi karrierën e vet i pamposhtur në 50 duele.

43 vjeçari nuk ka qenë në ring që prej vitit 2017, por ai nuk mund të largohet nga boksi. Dëshira e madhe, të ketë sukses sërish, por këtë herë si trajner.

“Kjo është dita ime e parë e punës me nipin tim 14 vjeçar që nuk ka fare eksperiencë në boks. Kjo është hera e dytë që unë shërbej si trajner. Siç shumë nga ju e dinë, unë kam pasu trajnerë të jashtëzakonshëm, përfshirë tim atë e tim xhaxha. Nisur nga e kaluara e xhaxhait tim Roger. Ndihem i frymëzuar që të ndihmoj njerëzit rreth meje, njësoj siç kanë veruar me mua përgjatë karrierës sime sportive”, shkroi Mayweather.

---- ---- ----
-----