Ballina Sport Mayar Sherif, egjiptiania që bëri histori në tenis, falë Mohamed Salah

Mayar Sherif, egjiptiania që bëri histori në tenis, falë Mohamed Salah

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Jo vetëm Serena Uilliams, Naomi Osaka, apo të tjera teniste të mëdha. “Australian Open” ka sjellë në vëmendje edhe histori të tjera të vogla, por mjaft domethënëse, siç është ajo e Mayar Sherif, egjiptiania e parë në histori që arrin të fitojë një ndeshje në një turne Slam.

Suksesi ndaj serbes Aleksandra Kruniç në kualifikuese kishte bërë që ajo të hynte në historinë e tenisit egjiptian, që për herë të parë u përfshi në tabelën e një prej 4 turneve më të mëdhenj të tenisit të femrave. Kurse fitorja tjetër në turin e parë ndaj francezes Chloe Paquet ishte qershia mbi tortë. Dhe një meritë të veçantë për këtë arritje ka… Mohamed Salah.

Ylli i Liverpulit është ai që e ndjek dhe mbështet në çdo hap 24-vjeçaren. “Ndihma e tij për mua është thelbësore, – ka thënë Sherif për “ON Time Sports”. – Di gjithmonë të më motivojë. Mund t’i kërkoj çdo gjë, ai është i disponueshëm të më japë këshilla të bazuara në përvojën e tij si një sportist i nivelit të lartë. Më jep një ndihmë të madhe në fushë dhe jashtë saj nga pikëpamja karakteriale. Më shpjegon si të punoj në aspektin psikologjik, si ta përgatis një ndeshje”.

Humbja në turin e dytë ndaj sllovenes Kaja Juvan nuk e ka demoralizuar aspak egjiptianen. “Janë ndeshje që duhen humbur për t’u rritur dhe për të qenë e aftë të fitosh në të ardhmen. Janë hapa që duhen hedhur patjetër. Objektivi im është të jem në 5-shen më të mirë të botës. Jam shumë krenare për atë që kam bërë deri tani, falë edhe mbështetjes së egjiptianëve.

Kemi shumë talente në vendin tonë, duhet t’u jepet atyre mundësia të zhvillohen. Jam një tifoze e zjarrtë e Al Ahli dhe jam lumturuar për atë që bëri në Botërorin e klubeve (vendi i tretë)”. Për momentin, Sherif mban vendin e 113-të në renditjen botërore, pozicioni më i lartë i arritur ndonjëherë nga një egjiptiane. Por ngjitja mund të vazhdojë me ndihmën e Mohamed Salah.

---- ----
----
----- ----
-----