Ballina Showbiz Mashkulli misterioz në krah të Bebe Rexhës, një darkë romantike me një...

Mashkulli misterioz në krah të Bebe Rexhës, një darkë romantike me një të panjohur?! (FOTO)

91
SHPËRNDAJE

Bebe Rexha shijoi një darkë romantike me një shok misterioz në restorantin Delilah në Los Angeles, mbrëmjen e së shtunës. Këngëtarja, 30 vjeçare i habiti të gjithë me shoqëruesin, i cili fotografohej për herë të parë pranë saj, të dy të kapur për dore.

‘MailOnline’ ka kontaktuar me përfaqësuesit e Bebe Rexhës për të marrë komente të mëtejshme mbi mashkullin misterioz që po e shoqëronte këtë mbrëmje, por nuk ka marrë përgjigje.

Në një deklaratë të fundit, artistja me origjinë shqiptare u shpreh: “Nëse dua të bëj miqësi me dikë, thjesht do ta bëj. Nuk më intereson kush është. Unë kam shumë energji për momentin”.

Paraqitja e Bebe-s vjen pasi ajo foli hapur në publik për çrregullimin e saj bipolar dhe mënyrën sesi ajo ka arritur të kapërcejë sëmundjen mendore për të realizuar ëndrrat e saj.