Ballina Lajme Bota/Rajoni Masat drastike/ Italia e gjitha në karantinë

Masat drastike/ Italia e gjitha në karantinë

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Qeveria e Italisë ka vendosur që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi në të gjithë Italinë. I gjithë territori do të jetë në karantinë. Kryeministri Giuseppe Conte deklaroi se në të gjithë vendin do të përdoren masat e aplikuara deri më tani në Lombardi dhe në 14 provinca të tjera.

Autoritet italiane po përpiqen që në këtë mënyrë të ndalin përhapjen e koronavirusit, i cili ka shkaktuar 463 të vdekur si edhe 9172 të infektuar.

“Nuk ka kohë për të luftuar përparimin  virusit. Duhet që, që të gjithë të heqim dorë nga diçka për të kontrolluar shëndetin e qytetarëve. Sot është momenti i përgjegjësisë. Nuk duhet që ta ulim gatishmërinë”,tha Conte duke shtuar “Do t’ia dalim nëse e bëjmë këtë të gjithë së bashku. Kjo është arsyeja që vendosëm të marrim masa edhe më shtrënguese për ta ndaluar koronavirusin dhe për të mbrojtur qytetarët. Jemi të detyruar që të imponojmë sakrifica. Dekreti im mund të thuhet me tre fjalë: unë qëndroj në shtëpi. Duhet të shmangen lëvizjet në të gjithë vendin, duke përjashtuar rastet e punës ose për arsye shëndetësore”.

---- ----
----
-----
-----