Ballina Lajme Bota/Rajoni Masakruan 20 ushtarë indianë me gozhda, imazhet satelitore zbulojnë planin ‘sekret’ të...

Masakruan 20 ushtarë indianë me gozhda, imazhet satelitore zbulojnë planin ‘sekret’ të Kinës (FOTOT)

46
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kina ka shtuar struktura të reja pranë vendit të përleshjeve fatale me forcat kufitare indiane javën e shkuar, duke shtuar mundësinë e vazhdimit të konfliktit edhe pse dy palët u zotuan të ulin tensionet.

Imazhet e marra nga sateliti amerikan Maxar Technologies tregonin ato që dukeshin ato që dukeshin si struktura të reja në tarracën natyrale mbi luginën e lumit Galwan pranë vendit ku forcat kufitare të dy vendeve u përfshinë në një luftë pa armë që solli vdekjen e të paktën 20 ushtarëve indianë dhe një numër të papublikuar nga pala kineze.

Në fillim të javës komandantët indianë e kinezë pranuan të tërhiqen nga konfrontimet disa javore në kufi, por pamjet e reja tregojnë se ndoshta paqja e re nuk do të zgjasë.

India thotë se zona ku janë ndërtuar strukturat nuk është e përcaktuar mirë në Linjën e Kontrollit, e cila është kufiri aktual ‘de facto’ mes dy fuqive bërthamore.

Ndërtimet përfshijnë tenda dhe struktura të mbuluara në bazën e një shkëmbi, ku po ndërtohen mure ose barrikada.

Por edhe nga ana indiane shihet barriera difensive të cilat nuk ishin aty muajin që shkoi.

“Imazhet satelitore nga lugina Galwan tregojnë se politika e zotuar e ‘disangazhimit’ nuk është në fakt fjala që duhet të përdoret nga dy qeveritë,” tha Nathan Ruser, ekspert australian i të dhënave satelitore i institutit Strategic Policy Institute.

---- ---- ----
-----