Ballina Lajme nacionale Masakra e Reçakut/ 45 civilë shqiptarë u ekzekutuan me urdhër të Millosheviçit...

Masakra e Reçakut/ 45 civilë shqiptarë u ekzekutuan me urdhër të Millosheviçit (FOTO)

37
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

21 vjet më parë, më 15 janar të 1999 do të ndodhte një nga masakrat më të mëdha të luftës së Kosovës, ajo e Reçakut ku forcat ushtarake serbe vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë.

Besohet se urdhri për kryerjen e masakrës doli direkt nga zyra e Millosheviçit. Fillimisht, forcat serbe refuzuan të lejojnë mbikëqyrjen e vëzhguesve ndërkombëtarë dhe deklaruan se të gjitha viktimat ishin anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky pretendim u rrëzua pas mbërritjes në terren të Misionit Vëzhgues të OKB-së kryesuar nga William Walker, i cili pas këqyrjes në terren do të deklaronte së bëhej fjalë për një krim të pashoq në historinë e luftërave moderne dhe se viktimat ishin që të gjithë civilë e të pambrojtur, mes të cilëve një fëmijë 12-vjeçar dhe tre femra.

Masakra e Reçakut dhe raporti që doli nga misioni vëzhgues ndërkombëtar ishin faktorët kryesorë i vendimit të vendeve anëtare të NATO-s për nisjen e bombardimeve dhe përdorimit të forcës kundër Serbisë.

---- ----
----
----- ----
-----