Ballina Lajme Bota/Rajoni Masakra e 1972/ Gjenden trupat e mbi 6 mijë njerëzve të vrarë...

Masakra e 1972/ Gjenden trupat e mbi 6 mijë njerëzve të vrarë (Foto)

47
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Në disa varreza masive në Burundi janë gjetur më shumë se gjashtë mijë trupa njerëzish të vrarë në masakrën e vitit 1972.

Sipas mediave lokale, Pierre Claver Ndayicariye, kryetari i komisionit për personat e pagjetur, deklaroi se qeveria kishte aprovuar gërmimet në janar për të zbardhur ngjarjet e vitit 1972, ku në shënjestër ishin komuniteti etnik Hutu.

Ai theksoi se më pas, 6.032 trupa dhe pjesë të trupave janë gjetur në rajonin Karusi në gjithsej gjashtë varreza masive dhe dhjetëra mijëra gëzhoja.

Më tej shtoi se për identifikimin e tyre do të përdoren sendet personale të viktimave, si veshjet, këpucët, syzet dhe gjërat e tjera.

Ai theksoi se pas 48 vjetësh, familjet më në fund mësuan për fatin e të dashurve të tyre. Masakra ndaj anëtarëve të kominitetit etnik Hutu në vitin 1972 u krye nga ushtria e kontrolluar nga grupi Tutsi dhe qeveria e atëhershme.

---- ---- ----
-----