Ballina Lajme Bota/Rajoni Masakër në sallonin erotik, 17 vjeçari vret me thikë një grua dhe...

Masakër në sallonin erotik, 17 vjeçari vret me thikë një grua dhe i pret gishtat një tjetre (FOTO)

51
SHPËRNDAJE

Një adoleshent që vrau me thikë një grua dhe plagosi një tjetër në një sallon masazhi erotik, është përshkruar nga policia si urryes i femrave pasi refuzohej prej tyre.

17-vjeçari është akuzuar me vrasje të gradës së parë dhe do të procedohet sipas procedurave të terrorizmit për krimin e kryer në shkurt, në të parin rast të tillë në Kanada.

Policia tha se në rrjetet e internetit po krijohet një mini-kulturë e urrejtjes së grave nga njerëz që janë beqarë.

Adoleshentit i është dhënë e drejta e anonimatit prej moshës së tij sipas ligjit kanadez, megjithse besohet se dëshironte të vriste sa më shumë gra që mundej.
Sulmuesi vrau Ashley Noell Arzaga, një nënë 24-vjeçare, para se të plagoste pronaren e ambjentit e cila tentoi ta çarmatoste.

Gruaja e dytë që mbeti e plagosur është prezantuar me pamje por nuk është emëruar, ndërsa thotë se ka humbur një gisht të dorës nga sulmi.