Ballina Lajme Bota/Rajoni Masakër në Gjermani, sulm me armë në dy lokale, të paktën 10...

Masakër në Gjermani, sulm me armë në dy lokale, të paktën 10 të vdekur (FOTO)

89
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Të paktën 9 persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në dy lokale të ndryshme në Hanau të Gjermanisë.

Mediat raportojnë se një person i armatosur hapi zjarr rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të mërkurës.

Autori i krimit raportohet se hapi zjarr në lokalin e parë të shishave në qendër të qytetit Hanau, duke vrarë tre persona. Pak më vonë, ai udhëtoi në lagjen Kesselstadt ku përsëri në një tjetër bar me shisha, vrau 5 persona.

Autori i dyshuar i ngjarjes u gjet më vonë i vdekur në banesën e tij, bashkë me trupin e pajetë të një personi tjetër.

Autoritetet gjermane thonë se autori ka vepruar i vetëm, megjithatë hetimet vazhdojnë. Ndërsa motivi i sulmit mbetet ende i paqartë.

Gazeta Bild raportoi se i dyshuari ishte një shtetas gjerman, i cili kishte leje për të mbajtur armë zjarri.

Dëshmitë e para nga vendi i ngjarjes

Dëshmitarët okularë në vendin e ngjarjes thanë se kishin  dëgjuar disa të shtena me armë zjarri.

“Unë jetoj rreth 50 metra larg vendit ku ndodhi ngjarja. Kur u ktheva në shtëpi dhe mbylla derën, atëherë dëgjova gjashtë të shtënat. Unë besoj se kjo ishte gjashtë ose shtatë minuta pasi kisha ecur para me dy fëmijët e mi të vegjël. Më pas hapa dritaren dhe pashë njerëzit që ishin duke vrapuar dhe dhe duke bërtitur. Brenda afro pesë minutash, policia ishte në vendin e ngjarjes”, tha një prej dëshmitarëve, raporton DW.

---- ----
----
-----
-----