Ballina Lajme Bota/Rajoni Masa ekstreme për koronavirusin, Franca ndalon përshëndetjet me puthje

Masa ekstreme për koronavirusin, Franca ndalon përshëndetjet me puthje

22
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Koronavirusi detyron Francën të ndërmarrë masa ekstreme. Ministri i shëndetësisë së Francës, Olivier Véran tha se njerëzit duhet të ndalojnë “la bise”, zakonin e përshëndetjeve me puthje.

Franca njoftoi të shtunën e 29 shkurtit se po ndalon edhe organizimet që kanë më shumë se 5,000 persona në hapësira të mbyllura, dhe po iu rekomandon njerëzve që t’i ndalojnë përshëndetjet me puthje, shkruan Daily Mail.

Njoftimi vjen ndërsa qeveria po lufton për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, pasi në vend u raportuan 16 raste të reja.

Ministri, më parë, u kishte rekomanduar njerëzve që të shmangnin shtrëngimin e duarve për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

Gjithashtu Muzeu me famë botërore Louvre në kryeqytetin francez mbylli dyert e tij, për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së virusit.

---- ---- ----
-----