Ballina LifeBizare Marrja e vaksinës mund të ndikojë në sterilitetit tek gratë? – Kjo...

Marrja e vaksinës mund të ndikojë në sterilitetit tek gratë? – Kjo është e vërteta

24
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Asnjë provë nuk ka treguar mbi mundësinë e sterilitetit tek gratë.

Vaksinimet masive kundër Covidit kanë filluar në Mbretërinë e Bashkuar. Tani ekspertët kanë lëshuar këshilla pas pretendimeve të pasakta që vaksina ndikon në fertilitet.

Me futjen e shpejtë të vaksinës, disa kanë qenë skeptikë për t’u vaksinuar – dhe informacione të rreme janë përhapur në mediat sociale, shkruan Express.co.uk, përcjell Gazeta Shneta.

Një thashethem i tillë është që marrja e vaksinës mund të ndikojë në fertilitet – veçanërisht në gratë.

Megjithatë, ekspertët kanë qenë të shpejtë për të shuar këtë duke thënë se çdo lidhje me vaksinën që ndikon në fertilitet është “një mit”.

Eksperti i vaksinave në Universitetin Yale, Saad Omer, tha: “Është një mit, është i pasaktë – nuk ka prova që mbështesin perceptimin e tyre”.

Ai shpjegoi se agjencitë e ekspertëve që vëzhgojnë aprovimin e vaksinave për përdorim tek njerëzit “kanë një proces rigoroz”.

Ky proces parandalon hyrjen e produkteve në qarkullim, të cilat mund të shkaktojnë efekte të tilla katastrofike.

---- ----
----
-----
-----