Ballina Lajme nacionale “Marrëveshja LVV-LDK do të ketë shije të hidhët për palën që i...

“Marrëveshja LVV-LDK do të ketë shije të hidhët për palën që i nënshtrohet shantazhit”

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ende s’ka marrëveshje VV-LDK.

Analisti politik Shkëlzen Maliqi beson se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës mund të arrijnë një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se një marrëveshje e tillë do të ketë shije të hidhët për palën që do t’i nënshtrohet shantazhit.

Sipas Maliqit, Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja fazën finale të negociatave për ndarjen e posteve e kanë kthyer në pazar dhe kushtëzime joprincipiele.

Ai ka thënë se nëse nuk ka marrëveshje mes këtyre dy partive, atëherë alternativë reale janë zgjedhjet e reja

---- ----
----
-----
-----