Ballina Lajme nacionale Marrëveshja LDK-VV, Kurti refuzon të komentojë mbi këtë çështje

Marrëveshja LDK-VV, Kurti refuzon të komentojë mbi këtë çështje

16
SHPËRNDAJE

Duket se një marrëveshje mes VV-LDK, është larg.

Albin Kurti thotë se nga deklaratat e Isa Mustafës nuk ka dëgjuar asgjë të re.

Derisa nuk komenton se a do të ketë marrëveshje mes dy subjekteve politike.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka thënë se nga deklaratat e Isa Mustafës dhënë pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, nuk është që ka dëgjuar diçka të re, përpos atyre që kanë qenë të njohura për të, , raporton Ekonomia Online.

Kurti këto komente i bëri në ceremoninë e dhënies së Çmimeve FIDES 2019, për të nderuar kontributin filantropik të individëve, organizatave dhe bizneseve në Kosovë dhe diasporë.

Ai madje u pa së bashku në një tavolinë me rivalen e saj të zgjedhjeve të 6 tetorit, Vjosa Osmani.

-----