Ballina Lajme nacionale Marrëveshja finale me Serbinë, Haziri nuk pret të ndodh gjatë qeverisë Kurit

Marrëveshja finale me Serbinë, Haziri nuk pret të ndodh gjatë qeverisë Kurit

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Me t’u krijuar qeveria e re, pritet të nisin bisedimet finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Vazhdimi i dialogut të nisur prej 8 vitesh mes Kosovës dhe Serbisë tashmë ka mbetur në dorën e qeverisë së ardhshme, madje është vlerësuar se ky proces do jetë njëra prej sfidave më të mëdha pas formimit të kësaj qeverie.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në një prononcim për Ekonomia Online, thotë se ai nuk beson që dialogu i nisur prej 8 vitesh, do të përmbyllet me njohje reciproke.

Haziri shton se ai nuk pret që në Qeverinë e ardhshme të udhëhequr nga LDK dhe VV zhvillimet për procesin e dialogut të shkojnë me një dinamikë të madhe.

“Unë vazhdoj me besu tash e dy vitet e fundit që kemi një gjysmë finale politike dhe jo finale të madhe, është një gjysmë finale duke u përgatitë, ku një marrëveshje gjithëpërfshirëse mund të dal në tavolinë, por a e detyron Serbinë me bërë njohje reciproke edhe më tutje lëvizje të madhe sidomos në Evropë, por falë partneritetit me ShBA-në dhe emërimit të emisarit të veçantë të Shtëpisë së Bardhë, tregon qartë një seriozitet të politkës amerikane karshi një marrëveshje gjithëpërfshierse”.

“Por nuk pres që zhvillimet të shkojnë në dinamikë shumë të madhe sepse prioritet do jetë ndërtimi i një qeverie, institucionet e dala pas zgjedhjeve do të marrin legjitimitet dhe ai legjitimitet kërkon veprime të kujdesshme karshi zgjedhjes së problemeve të mëdha”.

---- ----
-----