Ballina Lajme Bota/Rajoni “Marrëveshja bërthamore”: Gjermania, Britania dhe Franca i bëjnë thirrje Iranit të bashkëpunojë...

“Marrëveshja bërthamore”: Gjermania, Britania dhe Franca i bëjnë thirrje Iranit të bashkëpunojë me IAEA-në

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca, të njohura gjithashtu si E3, i kërkuan dje Iranit të braktisë vendimin për pezullimin e zbatimit të Protokollit të Marrëveshjes së Mospërhapjes Bërthamore (NPT) për të cilin u jep leje të posaçme auditimi inspektorëve nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), transmeton Anadolu Agency.

“Ne i bëjmë thirrje Iranit të ndalojë dhe të kthejë të gjitha masat që zvogëlojnë transparencën dhe të sigurojë bashkëpunim të plotë dhe në kohë me IAEA-në”, thuhet në deklaratën e përbashkët të tri vendeve.

“Objektivi ynë mbetet të ruajmë JCPOA-në dhe të mbështesim përpjekjet e vazhdueshme diplomatike për një zgjidhje të negociuar që lejon kthimin e Iranit dhe SHBA-së në përputhje të plotë me angazhimet e tyre të JCPOA-së”, shtohet më tej, duke iu referuar Planit të Përbashkët të Përgjithshëm të Veprimit, i njohur zakonisht si marrëveshja bërthamore e Iranit, e cila u nënshkrua në vitin 2015 nga Irani, SHBA-ja, Kina, Rusia, Franca, Britania, Gjermania dhe BE-ja.

Vendet theksuan se hapi i Iranit është një tjetër shkelje e angazhimeve të Teheranit nën JCPOA në lidhje me aktivitetet e tij bërthamore.

Ata gjithashtu theksuan se kjo do të kufizojë mundësitë e IAEA-së për monitorim dhe verifikim të programit bërthamor të Iranit dhe aktiviteteve të lidhura me të.

“Ne përgëzojmë dhe mbështesim plotësisht Drejtorinë e Përgjithshme dhe Sekretariatin për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për zbatimin e verifikimit dhe monitorimit të nevojshëm të angazhimeve bërthamore të Iranit nën JCPOA në kontekstin e tanishëm, siç theksohet nga vizita e Drejtorit të Përgjithshëm në Teheran më 20 dhe 21 shkurt”, thuhet në deklaratë.

---- ----
-----