Ballina Sport Marku: E dimë si mundet Kukësi! Vllaznia jashtë Europe? T’i nxjerrim blof...

Marku: E dimë si mundet Kukësi! Vllaznia jashtë Europe? T’i nxjerrim blof specialistët

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Herald Marku, mesfushori i Vllaznisë, ka dalë sot para mediave dhe ka folur në lidhje me duelin e radhës me Kukësin, si dhe u është përgjigjur specialistëve që mendojnë se shkodranët do të mbeten jashtë Europës.

Që të ndodhë kjo kuqeblutë duhet të humbin finalen e Kupës së Shqipërisë me Skënderbeun dhe të renditen poshtë vendit të katërt. Aktualisht Vllaznia është e treta, me katër pikë më shumë se Tirana e vendit të pestë.

BARAZIMI ME TEUTËN – “Deri diku mendoj se ishte mungesë fati, pavarësisht se ne jemi mësuar të luajmë fort dhe ta meritojmë fitoren. Nuk ishte në anën tonë fati në dy ndeshjet e fundit, pasi loja ka qenë mjaft e mirë dhe rastet nuk na kanë munguar”.

MBROJTJA E IMERIT – “Sigurisht do i mbrojmë shokët e skuadrës. E tha edhe trajner, brenda dhomave të zhveshjes ai është më i ashpër me ne. Çdo gjë ndodh aty brenda dhe mbetet aty. Të gjithë gabojnë, por jemi një ekip dhe punojmë si i tillë, duke i dalë për zot njëri-tjetrit dhe duke mos e hedhur poshtë”.

KUKËSI – “Ata luajnë për objektivat e veta. Kukësi ka një ekip me lojtarë cilësorë dhe gjithsecili do të japë më të mirën, edhe për arritje personale. Ne duhet të fokusohemi tek ekipi ynë dhe të jemi të motivuar dhe të arrijmë të marrë tre pikët për të vazhduar luftën për titullin kampion”.

GOLAT SPEKTAKOLAR – “Më vjen mirë që i kam mësuar tifozët me gola të bukur, por është pak e vështirë tani pasi më kërkohen. Nuk jam nën presionin golit, pasi luaj në mesfushë, por gjithmonë e kam kërkuar të jap një ndihmë për ekipin, të jem një plus. Ka vonuar pak, por shpresoj të ketë vlejtur pritja dhe të jetë ndonjë gol tjetër i bukur”.

VLLAZNIA EDHE JASHTË EUROPE – “Reagimi im është që në përfundim të ndeshjes t’i nxjerr blof këta specialistë, të cilët mendoj se kanë gabuar sepse Vllaznia do të jetë në Europë. Do luftojmë fort në të dyja frontet, si për titullin kampion, ashtu edhe për Kupën e Shqipërisë”.

OBJEKTIVI NDAJ KUKËSIT – “Do shkojmë të japim maksimumin. Jemi përballur edhe më parë me Kukësin, dimë si ta mundim. Është një ekip cilësor, nuk do ta nënvlerësojmë. Pa diskutim që shkojmë në Elbasan vetëm për tre pikët. Ata na kanë mundur në ‘Loro Boriçi’, por mendoj se kemi dominuar në fazën e tretë. Jemi në një formë më të mirë dhe mendoj se do ta kalojmë me sukses”. /abcnews.al

The post Marku: E dimë si mundet Kukësi! Vllaznia jashtë Europe? T’i nxjerrim blof specialistët appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----